Tirana, asnjëherë në kryeqytet me kurbinasit. Stadiumi i tretë për këtë sezon
Tirana u “dërrmua” në sfidën me Dinamon, teksa pa që ekipi të sodiste përmbysjen e rezultatit, nga 1-0 në 1-4. Dhe katër gola të pësuar këtë kampionat nuk është hera e parë për bardheblutë.

Herën e fundit, të luajtur në “Air Albania”, prej Egnatias u pësuan katër rrjeta, duke treguar dobësinë e grupit kryeqytetas. Tani është momenti që Tirana të luajë ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Laçit. Edhe këtë herë Tirana do të shtegtojë në Durrës. Orari është përcaktuar 16:30 ditën e enjte. Për t’u shënuar se ekipi kryeqytetas do të presë për herë të parë Laçin në “Niko Dovana”.
Përballjet e mëparshme të këtij sezoni mes Tiranës dhe kurbinasve janë luajtur në Laç dhe Korçë. Më 6 mars ora 16:30, në një duel që ka vlerë për javën e 28-të, nis dhe faza e katërt për të dyja skuadrat. Jo vetëm kaq, por ekipi do të luajë në Durrës edhe klasiken me Vllazninë. Ndeshje kjo e planifikuar të zhvillohet fillimjavën e ardhshme.
PANORAMASPORT.AL













