Tifozët duan rikthimin e Zoran Zekiç, ish-trajneri i Partizanit thotë fjalën e tij: Di gjithçka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2026 | 15:36

Tifozët duan rikthimin e Zoran Zekiç, ish-trajneri i Partizanit thotë fjalën e tij: Di gjithçka

Zoran Zekiç qëndroi pa ekip në këtë sezon, ndërsa dy klube kanë treguar interes për ta rikthyer në stol. Bëhet fjalë për Partizanin dhe Sarajevon. Tifozët e Sarajevos po e kërkojnë sërish dhe madje me ngulm, ndërsa Zekiç ka komentuar zërat e fundit për të nga Bosnja.

Screenshot 2026-05-19 153452

“Nuk kam kontakt të ngushtë me zyrtarë nga klubi. Jeta ecën shumë shpejt, të gjithë merremi me problemet tona. Jam në një marrëdhënie me shumë lojtarë, të cilët i kam stërvitur dhe njerëz që ishin bashkëpunëtorët e mi në klub. Kështu që di gjithçka. I di vështirësitë që kam kaluar në punën time të përditshme.

E kam theksuar shumë herë, Sarajeva mbetet një kujtim i mirë dhe kam shumë momente të mira. Dhe për rikthimin, zoti e di se çfarë sjell e nesërmja. Mendoj se u ndamë në mënyrën më të drejtë të mundshme”, u shpreh Zekiç për Klix.ba.

Zekiç ndërkohë komenton në studio si ekspert futbolli. Për të vera konsiderohet periudhë e ngarkuar në Kroaci, duke qenë se është Botërori.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL