Tierri Henri ngre në piedestal Luis Enriken: I jashtëzakonshëm, bëri realitet premtimet pas largimit të Mbapes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2026 | 12:46

Tierri Henri ngre në piedestal Luis Enriken: I jashtëzakonshëm, bëri realitet premtimet pas largimit të Mbapes

Legjenda e Arsenalit dhe futbollit francez, Tierri Henri ka vlerësuar punën e jashtëzakonshme të trajnerit të PSG-së, Luis Enrike pas triumfit në Ligën e Kampioneve. Pas ndeshjes, Henri nuk i kurseu fjalët e mëdha për trajnerin spanjoll duke theksuar se Enrike ka arritur të përmbushë premtimet që kishte bërë pas largimit të Kilië Mbapes.enrike“Pas largimit të Mbapes thatë se skuadra juaj do të bëhej më e mirë, se do të zhvillohej si ekip dhe do të fitonte si ekip. Nuk e thatë vetëm, por e bëtë dhe e bëtë përsëri. E kam thënë edhe më parë se njerëzit shpesh e ngatërrojnë arrogancën me vetëbesimin. Ju e dini saktësisht se çfarë po ndodh me ekipin tuaj dhe ku duhet të arrijë ai. Duhet të them se ajo që po bëni për futbollin francez është e jashtëzakonshme. Ndoshta që nga vitet ’90 nuk kemi parë një ekip francez në Evropë që luan me kaq shumë vetëbesim dhe cilësi”, tha Henri gjatë një bisede me trajnerin.

PANORAMASPORT.AL