Tiago Silva shkuan historinë në Ligën e Europës, braziliani bëhet futbollisti më i…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2026 | 23:39

Tiago Silva shkuan historinë në Ligën e Europës, braziliani bëhet futbollisti më i…

Tiago Silva vazhdon të shkruajë historinë e futbollit edhe në moshën 41-vjeçare. Mbrojtësi brazilian është bërë futbollisti më i vjetër i fushës që debuton në UEFA Europa League, duke vendosur një rekord të ri në këtë kompeticion, teksa u aktivizua titullar me fanellën e Portos, në duelin ndaj Shtutgart, të fituar nga portugezët me shifrat 1 me 2.

silva

Karriera e tij profesionale ka nisur që në sezonin 2002/03 dhe prej më shumë se dy dekadash ai ka qenë pjesë e elitës së futbollit europian.

Përvoja, lidershipi dhe cilësitë e kanë bërë Silvën një nga mbrojtësit më të respektuar të brezit të tij. Rekordi i ri dëshmon se mosha nuk është pengesë për të vazhduar të shkëlqesh në nivelet më të larta të futbollit.


View this post on Instagram

A post shared by SPORF (@sporf)

PANORAMASPORT.AL