“Thyhen kampionët”, ja sa vite kishte Egnatia që nuk mundej në Kupë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2025 | 20:21

“Thyhen kampionët”, ja sa vite kishte Egnatia që nuk mundej në Kupë

Jo më kot Egnatia është fituese e dy viteve të fundit të Kupës së Shqipërisë, sepse ka qenë një ekip që i ka dhënë njëkohësisht edhe seriozitetin e duhur këtij kompeticioni. Rrogozhinasit vinin para ndeshjes me Partizanin pas një serie prej plot 20 ndeshjesh që nuk munden në Kupë.

Egnatia-Partizani

Për herë të fundit kjo kishte ndodhur më 17 nëntor të vitit 2021, kur mundeshin përballë Kukësit në shifrat 1-0.

Por ja që çdo gjë e ka një fund dhe Egnatia dje dominoi të kuqtë, por iu dorëzua shpërthimit të Kekos. Tashmë Egnatia nuk është e pamposhtur në Kupën e Shqipërisë, por kjo nuk ia heq ende mundësinë të bëhet për herë të tretë radhazi fituese e Kupës, pasi gjithçka mbetet e hapur.

PANORAMASPORT.AL