Tepelena humbet në tavolinë, gjobiten Partizani e Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2015 | 22:40

Tepelena humbet në tavolinë, gjobiten Partizani e Skënderbeu

skenderbeu-partizani Dhuna merr goditjen e radhës nga Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Sulmi që lojtarët dhe zyrtarët e ndeshjes i bënë arbitrit në sfidën e së dielës së kaluar, Tepelena-Naftëtari, i ka kushtuar skuadrës vendëse humbjen e takimit 3-0 në tavolinë.

Gjithashtu, skuadra do të luajë edhe katër ndeshje pa spektatorë, në një kohë që ndëshkimet ndaj dhunuesve kanë qenë të ashpra. Kështu, sipas Disiplinës, sekretari i klubit, Roland Gaba, që ka goditur arbitrin, është pezulluar dy vjet nga aktiviteti. Gjithashtu, me një vit pezullim është ndëshkuar edhe lojtari Pashuna Halo, në një kohë që trajneri Ilir Selimi është dënuar me dy ndeshje. Aktet e dhunës që u shfaqën sërish në kategoritë inferiore në Shqipëri kanë marrë dje ndëshkimin e radhës nga Komisioni i Disiplinës. Në takimin e së dielës së kaluar, TepelenaNaftëtari, u sulmua dhe dhunua fizikisht gjyqtari Kleanto Sheka për shkak të një penalltie që akordoi në favor të skuadrës mike. Në atë sfidë u deshën dhjetë minuta ndërprerje që të qetësohej situata dhe më pas të riniste sfida, por që u ndërpre përpara kohe. Gjithashtu, janë dënuar edhe lojtarë dhe zyrtarë të skuadrave të tjera në kategoritë inferiore për shkak të akteve të dhunshme që kanë shfaqur.

Gjobat

Për sa i përket Superiores, duket se është bërë traditë tashmë që të ketë dënime ndaj klubeve me gjoba për shkak të sjelljeve të tifozëve. Partizani duket se i ka “prenotuar” gjobat për shkak të tifozëve. Në lidhje me sfidën e fundit, klubi i kuq është dënuar me 2 milionë lekë të vjetër gjobë. Gjithashtu, edhe Skënderbeu dhe Vllaznia do të duhet të paguajnë nga 500 mijë lekë të vjetër gjobë për shkak të sjelljes së gabuar të tifozërive respektive. I vetmi ndëshkim për zyrtarë ishte ai ndaj Alban Hasanit që u dënua me dy ndeshje për shkak të protestave dhe ofendimeve ndaj gjyqtarëve. Më poshtë janë të gjitha vendimet e djeshme të Komisionit të Disiplinës:

Ja vendimet: 

VENDOSI:

  1. KF “Partizani”, per sjellje te gabuar te tifozerise se saj, denohet me gjobe me vlere 200.000 (dyqindmije) leke, bazuar ne nenin 66/1 te KDS.
  1. KF “Skenderbeu”, persjellje te gabuar te tifozerise se saj, denohet me gjobe me vlere 50.000 (pesedhjetemije) leke, bazuar ne nenin 66/1 te KDS.
  1. KF “Vllaznia”, per sjellje te gabuar te tifozerise se saj, denohet me gjobe me vlere 50.000 (pesedhjetemije) leke, bazuar ne nenin 66/1 te KDS.
  1. Zyrtari i KF “Vllaznia”, Alban Hasani, per protesta me gjeste ofenduese ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 2 (dy) ndeshje pezulllim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.
  1. Lojtaret i KF “Alpetrol”, Ermal Myftari dhe Ordi Bilbili, per sjellje jo sportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet secili me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.a teKDS.
  1. Lojtari i KF “Tepelena”, Pashun Halo, per ofendim dhe goditje ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 12(dymbedhjete) muaj pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.b te KDS.
  1. Zyrtari i KF “Tepelena”, Roland Gaba, per goditje me grusht ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 24(njezeteekater) muaj pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/2.b te KDS.
  1. Zyrtari i KF “Tepelena”, Ilir Selimi, per protesta me fjale ofenduese ndaj vendimeve te zyrtarit te ndeshjes, denohet me 2 (dy) ndeshje pezulllim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.
  1. KF “Tepelena”, per futje ne fushen e lojes te personave te pa autorizuar duke shkaktuar akte dhune ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me KF 10. “Naftetari” me rezultatin 3 me 0 dhe me zhvillimin e 4(kater) ndeshje pa spektatore, bazuar ne nenin 65/3.b te KDS.
  1. Lojtari i KF “Delvina”, Selaudin Cuno dhe lojtari i SSH “Permeti” Klajdi Hoxha , per godititje ndaj lojtarit kundershtar, denohet secili me 5 (pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar nenenin 48/1.e te KDS.
  1. Lojtari i KF “Delvina” Klajdi Muzhai, per goditje te lojtarevekundershtar, denohet me 8 (tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.
  1. Zytari i KF “Oriku”, Teki Xhemalaj, per protesta me fjale ofenduese ndaj vendimeve te zyrtarit te ndeshjes, denohet me 2 (dy) ndeshje pezulllim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.
  1. Lojtaret e KF “Memaliaj”, Qamil Skenderi dhe lojtari i KF “Oriku”, Erald Xhuveli, per sjellje jo sportive dhe goditje te lojtarit kundershtar, denohet secili me 5(pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.
  1. Lojtari i KF “Teuta” U­19, Klejdi Hyka, per goditje me grusht ndaj lojtarit kundershtar, denohet me 5(pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.
  1. KF “Elbasani” U­19, per aktivizim te lojtarit qe nuk kishte tedrejte te luante, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0 me KF “Teuta” U­19, bazuar ne nenin 54 te KDS.