Tensionet në Vlorë, tifozët e Flamurtarit dalin kundër klubit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2025 | 12:35

Tensionet në Vlorë, tifozët e Flamurtarit dalin kundër klubit

Flamurtari shfleton “psikologjinë” për para Teutës. Përjashtimi i Idriz Bathës ka rënduar skuadrën. “Presioni” nga tifozët është i lartë në rrjetet sociale të cilët kanë “shpërthyer” në rrjetet sociale kundër vendimit të klubit. Ata e kanë cilësuar një veprim të nxituar dhe amatoresk të klubit që largoi menjëherë ish-kapitenin pas sherrit me Kristian Nunez.

flamurtari

Mjafton të shohësh faqen zyrtare të klubit në rrjetet sociale për të kuptuar indinjatën e madhe të tifozëve, të cilët njëzëri thonë se nuk është Batha problemi i Flamurtarit dhe se ky vendim përkeqëson edhe më shumë situatën. Ata madje kërkojnë më shumë detaje nga klubi rreth sherrit në ndodhur mes dy lojtarëve. Por nga ana tjetër ky vendim i klubit për përjashtimin e Idriz Bathës duket se ka sjellë reagime edhe në radhët e lojtarëve të Flamurtarit.

Kryesisht lojtarët shqiptarë të kontaktuar nga “Panorama Sport”, e cilësojnë një veprim të nxituar nga ana e klubit. “Veprim i nxituar. Nuk duhet që ë përjashtohej një futbollistë që ka dhënë ndër vite për këtë fanellë”, shprehet ata.

SITUATA – Trajneri Françekso Moriero është shqetësuar jo pak nga situata e krijuar aq më shumë që vjen përpara një ndeshje rëndësishme dhe deçizive siç është ajo me Teutën që luhet sot në Vlorë. Italiani ka kërkuar qetësi dhe maksimumin në këtë takim. Më shumë se sa përgatitje taktiko-tekniko, Moriero ka bërë “psikologun”. “Jemi përpara një ngjarje shumë të rëndësishme ku kërkohet nga të gjithë ju maksimumi.

E luajmë në shtëpi dhe përpara tifozëve tanë ndaj duhet ta fitojmë. Kërkoj nga ju qetësi dhe maturi. Tregohuni profesionistë. T’i lëmë pas ngjarjet që kanë ndodhur. Nuk dalim dot mbi vendimet e klubit. Nuk na pëlqejnë këto situata dhe nuk dua që të ndodhin më. Të hyjmë në fushë për fitore pasi jemi në situatë të vështirë”, mësohet se është shprehur Moriero para ekipit.

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL