Te Partizani u përplas fizikisht me shokun e skuadrës dhe përfundoi në spital me motrën, mbrojtësi prezantohet te klubi i ri pasi doli kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2026 | 17:10

Te Partizani u përplas fizikisht me shokun e skuadrës dhe përfundoi në spital me motrën, mbrojtësi prezantohet te klubi i ri pasi doli kampion

Deian Boldor është zyrtarizuar tek ekipi i ri në Hungari. Ish-mbrojtësi i Partizanit e mbyll si kampion me Giorin për të kaluar te Honved.

Screenshot 2026-05-25 170944

31-vjeçari nga Rumania  luajti 56 ndeshje te Giori, duke e bërë edhe eksperiencën më të gjatë me një klub profesionist. Gjatë tre edicioneve shënoi katër gola dhe katër asistime.

Palët nuk preferuan vazhdimin e bashkëpunimit pas përfundimit të kontratës. Honved është një klub që e mbylli si vend i dytë në kategorinë e dytë të futbollit hungarez.

Përforcimet për sezonin e ri që do të luhet në elitë kanë filluar. Kujtojmë ndërkohë se Boldor bëhej pjesë e një situate aspak të këndshme te Partizani. “Panorama Sport” raportonte në vitin 2020 se si mbrojtësi konfrontohej fizikisht me shokun e skuadrës, pasi doli i infektuar me “COVID-19”. Më pas edhe përfundonte në spital me motrën e tij.

LEXO EDHE

EKSKLUZIVE/ Plas keq te Partizani. Lojtarët sherr në mesnatë prej Covidit, Boldori dhe e motra në spital

PANORAMASPORT.AL