Te Dinamo i tremben kartonëve, gjashtë lojtarë rrezikojnë bashkë me Ilir Dajën dhe Kalarin
Dinamo arriti të fitonte me shumë vuajtje ndaj Vorës me rezultatin 1-2, fitore kjo e marrë nga blutë vetëm në minutat e fundit të takimit. Trajneri Ilir Daja ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e nesërme në Kupën e Shqipërisë, ndërkohë që të hënën do të ketë përballë Partizanin në kampionat.

Veç llogarive për pikët që duhet ët grumbullojë për t’u afruar me vendet e para, Dinamo duhet të bëjë llogari edhe me kartonët e verdhë. Në ndeshjen ndaj Vorës u nxorrën shumë kartonë të verdhë, ku kishte plot 4 të ndëshkuar. Me këto kartonë në sfidën ndaj Vorës, te Dinamo është shtuar numri i lojtarëve që rrezikojnë për takimin e radhës në kampionat.
Aktualisht janë 6 futbollistë të Dinamos që janë në kuotën e tre kartonëve të verdhë dhe nëse ndëshkohen në derbin ndaj Partizanit, ata do të mungojnë në takimin e radhës kundër Teutës, e vlefshme për javën e 28-të të Superiores dhe aktualisht për javën e parë të fazës së fundit. Veç lojtarëve që janë të ndëshkuar me të verdhë, edhe trajneri Ilir Daja së bashku me asistentin Renaldo Kalari janë në kuotën e 4 të verdhëve.

PANORAMASPORT.AL













