“Të bëjmë mirë si në dy ndeshjet e kaluara”, Keko para Egnatias: Nuk është i rëndësishëm personaliteti, Kupa objektiv i Partizanit
Albers Keko ka folur para ndeshjes me Egnatias, që luhet nesër në orën 19:00. Sulmuesi u ka dhënë fitoren “demave” në dy ndeshjet e fundit me kampionët, përmes penalltive.

Keko është treguar modest si sulmues, duke vendosur objektivat e klubit mbi ato personalë.
Si e prisni ndeshjen ndaj Egnatias –
Keko: Eshtë një ndeshje radhe. Shpresojmë t’ia dalim, luajmë në fushën tonë. Jemi ekip i mirë dhe shpresojmë të vazhdojmë të bëjmë prapë mirë siç kemi bërë edhe në ndeshjet dy ndeshjet e kaluara.
Keni vendour dy ndeshjet ndaj Egnatias –
Keko: Për mua s’është e rëndësishme personaliteti. Për mua e rëndësishme është të fitoj ekipi dhe të kualifikohemi në finale. Normalisht është një ndeshje e vështirë duhet vlerësuar në maksimum. Kupa është objektivi i Partizanit dhe shpresoj t’ia dalim.
PANORAMASPORT.AL













