Taulant Seferi përsëri protagonist në Ukrainë, por këtë herë me një karton të kuq
Taulant Seferi është bërë përsëri protagonist sot në kampionatin ukrainas, por jo ashtu siç do të dëshironte sulmuesi i përfaqësueses shqiptare. Ai ka qenë protagonisti negativ i ndeshjes që Vorskla Poltava humbi me shifrat 1-0 në fushën e Krivbas, pasi u ndëshkua me karton të kuq që në pjesën e parë.

Seferi mori një karton të verdhë për faull që në minutën e 18 të duelit në të cilin vendasit gabuan shpejt një penallti dhe ishin në inferioritet numerik që të minutën e 29 për shkak të të kuqit të Ponedelnik. Por në minutën e 39 të sfidës, Seferi u ndëshkua me të verdhin e dytë për simulim, duke lënë fushën para kohe e vendosur baraspeshën numerike të skuadrave.
Goli i vendasve erdhi në fillimin e pjesës së dytë të takimit me penallti, ndërsa edhe Marlison i Vorskla u ndëshkua me të kuq në duelin në të cilin Toli ishte zëvendësues në minutat e fundit ndërsa Totre e pa takimin nga stoli.
PANORAMASPORT.AL













