Strategji dhe ambicie në Ballsh, rindërtohet ekipi dhe infrastruktura/ Bylisi përgatitet për verën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2025 | 21:07

Strategji dhe ambicie në Ballsh, rindërtohet ekipi dhe infrastruktura/ Bylisi përgatitet për verën

Duket se Bylisi ka një plan shumë të qartë për sezonin e ardhshëm, jo vetëm në fushën e lojës, por edhe për sa i përket infrastrukturës. Ata po e menaxhojnë me shumë kujdes merkaton, duke pasur parasysh që duan të bëjnë përforcime të mençura dhe cilësore, ashtu siç u pa edhe në merkato e janarit.

BYLIS

Lëvizjet do të jenë të kujdesshme dhe të planifikuara dhe kjo është një strategji që mund t’i sjellë sukses në afat të shkurtër, por edhe në afat të gjatë.

TË RINJTË NË FOKUS

Duke pasur parasysh që janë në kërkim të lojtarëve të rinj dhe cilësorë, sidomos afrikanë, duket se Bylisi synon të rrisë nivelin e skuadrës dhe, në të njëjtën kohë, të ndihmojë lojtarët që të zhvillohen dhe të shiten për një fitim më të madh. Kjo strategji mund të sjellë jo vetëm përforcime të rëndësishme për skuadrën, por edhe një mundësi të shkëlqyer për zhvillimin e lojtarëve, duke u ofruar atyre mundësi për t’u shfaqur në nivele më të larta.

Kemi parë në të shkuarën dhe shohim edhe sot që lojtarë të dalë nga ekipi i Bylisit të luajnë në ekipet kryesore të Superiores, por të kapin ehe Kombëtaren. Një shembull është Andi Hadroj, që tashmë është pjesë e Polisias në kampionatin ukrainas.

RINOVIMI I STADIUMIT

Nga ana tjetër, rinovimi i infrastrukturës, sidomos stadiumi “Adush Muçaj” dhe kompleksi sportiv, është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve për ekipin dhe për t’u siguruar që ekipi i Bylisit të ketë gjithçka të nevojshme për të performuar në nivele më të larta.

Pritet që të punohet në përmirësimin e terrenit të fushës, por edhe të ambienteve të brendshme të dhomave të zhveshjes, me FSHF-në, që çdo vit e më shumë rrit kërkesat për kushtet në stadiumet tona. Duhet thënë se Bylisi ka meritën e të luajturit në stadiumin e vet, diçka që një pjesë e Superiores nuk ia ka dalë.

E. SALIU – PANORAMASPORT.AL