STATISTIKAT/ Jamal i thyen rekordin Pelesë, finalja e parë me dy adoleshentë
– Kol Palmer është zëvendësuesi i parë që shënon një gol barazimi në një finale të Kampionatit Evropian që nga Silvain Viltord në “Euro 2000” për Francën, që më në fund fitoi 2-1.
– Kjo është finalja e parë e UEFA EURO ose e Kupës së Botës FIFA që shikon dy adoleshentë të ndryshëm të startojnë ndeshjen (Lamin Jamal dhe Kobi Meino).
– Në moshën 17 vjeç dhe një ditë, spanjolli Lamin Jamal është lojtari më i ri ndonjëherë që ka luajtur në një finale të Kupës së Botës FIFA ose të Kampionatit Europian UEFA, duke thyer rekordin e Pelesë në Kupën e Botës 1958 (17 vjeç e 249 ditë). 2000
– Ljuk Shou është lojtari i parë që bën startin e tij të vetëm në një turne UEFA EURO në finale që nga Marko Delvekio në “Euro 2000” për Italinë. Mbrojtësi i Mançester Junajtid është lojtari i vetëm në njërën prej formacioneve startuese të finales së mbrëmshme që ka shënuar në një finale të turneut të madh ndërkombëtar.
– Anglia nuk kishte humbur kurrë një ndeshje në Berlin në gjashtë ndeshjet përpara finales (4 fitore, 2 barazime). Vetëm në Helsinki (8), Amsterdam (7) dhe Sandërlend (7) ka luajtur më shumë ndeshje pa pësuar kurrë humbje.
– Garet Sauthgejt u bë trajneri i tretë që mori drejtimin e më shumë se një finaleje të Kampionatit Europian të UEFA-s (përjashtuar përsëritjet), pas Helmut Shënit (1972, 1976) dhe Berti Fogstit me Gjermaninë (1992, 1996).
– Anglia u bë vendi i parë në historinë e Europianit që humbet dy finale radhazi. – Spanja fitoi titullin e katërt europian, tani askush nuk ka fituar më shumë se ta në kontinent.
– Niko Uilliams u bë shënuesi i dytë më i ri në një finale të Europianit (22 vjeç e 2 ditë) në finalen kundër Anglisë. Vetëm Pietro Anastasi (20 vjeç e 64 ditë) ka shënuar në një moshë më të vogël në një finale, në ItaliJugosllavi në ripërsëritjen e finales së turneut 1968.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"