Stadium që nuk do e donte Egnatia, UEFA zyrtarizon axhendën e ndeshjes në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2025 | 23:09

Stadium që nuk do e donte Egnatia, UEFA zyrtarizon axhendën e ndeshjes në Champions

UEFA ka zyrtarizuar axhendën e ndeshjes së dytë, për Egnatian në turin e parë të Ligës së Kampioneve. Breidablik do i presë kampionët e Shqipërisë në stadiumin “Kopavogsvollur”, më 15 korrik ora 21:00.

egnatia

Sigurisht që nuk është stadiumi më i përshtatshëm për të luajtur një ndeshje futbolli. Egnatias do i duhet të luajë në bar artificial kundër islandezëve në transfertë ku vuloset kualifikimi.

Mbetet për t’u konfirmuar “Arena Egnatia”, për përballjen e parë. Egnatia do e ketë paraqitjen e dytë radhazi në Ligën e Kampioneve, ndërsa diçka e tillë nuk ndodhte që nga Kukësi.

PANORAMASPORT.AL