Specialisti i finaleve/ Ka humbur vetëm 1 nga 6, Unai Emeri barazon rekordin e Ançelotit dhe Murnjos
Unai Emeri vazhdon të shkruajë historinë në arenën europiane, pasi triumfi me Aston Vilën në Europa League i solli trofeun e pestë personal në këtë kompeticion.

Trajneri spanjoll ka drejtuar skuadrat e tij në gjashtë finale të Europa League, duke fituar pesë prej tyre dhe duke konfirmuar statusin si një specialist i vërtetë i turneut.
Humbja e vetme në një finale erdhi në vitin 2019, kur Arsenal u mposht nga Çelsi. Me këtë sukses, Emeri barazoi një rekord historik në futbollin europian.
Ai tashmë numëron pesë finale madhore europiane të fituara, po aq sa Karlo Ancelotti, Zhoze Mourinjo dhe Xhovani Trapatoni. Emri i tij tashmë renditet mes trajnerëve më të suksesshëm në historinë e kompeticioneve europiane.
PANORAMASPORT.AL













