SOT, ORA 21:00/ Ditë historike për Botërorin e Klubeve, luhet finalja e madhe e rrugëtimit të veçantë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2025 | 8:22

SOT, ORA 21:00/ Ditë historike për Botërorin e Klubeve, luhet finalja e madhe e rrugëtimit të veçantë

Çelsi dhe PSG do të zbresin sot në fushë për finalen e madhe të Botërorit për klube. Ndeshja nis në orën 21:00 dhe premton spektakël.

Screenshot 2025-07-13 082147

Formati i ri i këtij edicioni ishte i veçantë, ndërsa u luajt në Amerikë për rreth një muaj. Tashmë është në dorën e Çelsit dhe PSG-së për ta mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Francezët që kanë fituar çdo gjë këtë sezon, janë pretendentët kryesorë për të koleksionuar trofeun. Në anën tjetër Çelsi kërkon të jetë surpriza, pasi më parë ka fituar Ligën e Europës. Të dyja skuadrat do të përballen më vonë edhe në Superkupën e Europës.

Të dyja skuadrat nuk përballen bashkë prej vitit 2016. Asokohe ishin dy ndeshje në fazën e 1/8-ave të Champions. PSG i fitonte të dyja sfidat me rezultatin 2-1. Mbetet për t’u parë çfarë është rezervuar sot.

PANORAMASPORT.AL