Solli revolucion, Pep feston nesër ndeshjen e tij të 500-të me Sitin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2024 | 12:27

Solli revolucion, Pep feston nesër ndeshjen e tij të 500-të me Sitin

Pep Guardiola do të marrë drejtimin e ndeshjes së tij të 500-të si trajner i Sitit kur të përballen me Lestërin më 29 dhjetor. Katalanasi, i cili ka revolucionarizuar klubin dhe futbollin anglez që kur mbërriti në “Etihad” në vitin 2016, është duke kaluar momentin më të vështirë të karrierës së tij.

guardiola

Njeriu që ka fituar 18 trofe me Sitin do të bëhet vetëm trajneri i dytë që shënon 500 ndeshje në stol, pas Les Mekdouellit, i cili e drejtoi Sitin 592 herë midis viteve 1950- 1963. Ai e ka bërë këtë me një përqindje fitoresh mahnitëse prej 70.94%.

Kjo do të thotë se ai ka fituar 354 nga 499 ndeshjet e tij në Mançester deri më tani. Vetëm Fergusoni, i cili e drejtoi Junajtid për 26 vite dhe fitoi 13 herë titullin, ka fituar më shumë se ai.

Me 233 fitore nga 322 ndeshjet e tij në Premier Ligë, Pep ka fituar gjithashtu 60 nga 93 ndeshjet e tij në Champions. Siti ka shënuar 1.211 gola dhe pësuar 429, me një diferencë +782 golash.

PANORAMASPORT.AL