Skuadrat shqiptare në turin e parë në Europë, zbuloni axhendën e plotë të ndeshjeve të kthimit me datat dhe oraret

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2025 | 11:09

Skuadrat shqiptare në turin e parë në Europë, zbuloni axhendën e plotë të ndeshjeve të kthimit me datat dhe oraret

Klubet shqiptare kanë mbyllur ndeshjet e para të turit të parë kualifikues në kompeticionet e UEFA-s dhe tashmë do të mendojnë për duelet e kthimit në të cilat do të synojnë të çojnë punën deri në fund sa i përket shanseve të kualifikimit të mëtejshëm.

skuka partizani

Skuadrat e Superiores e nisin që të martën, me ndeshjen e Ligës së Kampioneve mes Breidablik dhe Egnatias në Islandë që luhet në orën 21:00. Ndërkohë, Vllaznia është ndër të parat që luan të enjten ndeshjen e kthimit në Ligën e Konferencës ndaj Daugavpils në Letoni, kurse Partizani luan në darkë kundër Nome Kalju në “Air Albania”.

Më poshtë keni axhendën e plotë të ndeshjeve të të gjitha ekipeve shqiptare në Europë për mesjavën:

LIGA E KAMPIONEVE

E martë, 15 korrik

Shkëndija Tetovë-TNS ora 20:00

Diferdanzh-Drita ora 20:00

Breidablik-Egnatia ora 21:00

LIGA E EUROPËS

E enjte, 17 korrik

Prishtina-Sherif Tiraspol ora 20:00

LIGA E KONFERENCËS

E enjte, 17 korrik

Daugavpils-Vllaznia ora 17:00

Sileks-Deçiç ora 19:00

Partizani-Kalju ora 20:00

Vikingur-Malisheva ora 20:45

PANORAMASPORT.AL