Skrapari: Na kanë dëmtuar gjyqtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2012 | 10:35

Skrapari: Na kanë dëmtuar gjyqtarët

Bedri Greca është prej dy vitesh mesfushori i krahut të majtë të Skraparit. Edhe pse vetëm 20 vjeç, ai tani spikat si një lojtar i rëndësishëm i ekipit, mjaft teknik me topin dhe shpërthyes në krahun e majtë të sulmit. Në një prononcim për gazetën, Greca thotë: “Jam prej dy vitesh tek ekipi i Skraparit, i cili ke pasur ulje-ngritje, që sigurisht janë normale në një ekip si yni. Këtë sezon punët nuk kanë shkuar si kemi dashur për shumë arsye. Ne jemi një grup vërtet i fortë, por pa dashur të justifikohem, gjykimet kanë qenë të vështira për ne edhe në ndeshjet brenda fushës sonë, pasi tani të gjithë e dinë se në Çorovodë asnjëherë nuk ka pasur presione nga vendësit. Me këtë vlerë tonën e të tifozerisë sonë ka spekuluar shumëkush, por të dëmtuarit jemi pikërisht ne. Jemi dëshmitarë të gjykimeve qesharake në fusha të tjera”.
Dashnor Dosti