Skënderbeu i bën bllokadë Vorës, dueli në Korçë mbyllet pa fitues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2025 | 21:04

Skënderbeu i bën bllokadë Vorës, dueli në Korçë mbyllet pa fitues

Skënderbeu i ka bërë bllokadë Vorës në miqësoren e zhvilluar në Korçë, që u mbyll në barazim pa gola. Një përballje tepër e luftuar kryesisht në mesin e fushës, teksa rastet e rrezikshme në portat respektive ishin me pikatore. 

bandicam 2025-08-09 20-57-32-125

Vorakët e Arjan Bellait u shfaqën më kërkues, por pa arritur të gjenin rrugën e rrjetës, ndërkohë që në krahun tjetër, mund të cilësohet si një paraqitje pozitive për Skënderbeun, që arriti të përballonte me mjaft sukses një skuadër që do të militojë në elitën e futbollit shqiptar si Vora. 

Vlen të theksohet fakti se te skuadra nga periferia e kryeqytetit, debutoi edhe futbollisti Dario Daka, i cili është dhe një ndër afrimet më të bujshme të merkatos së Vorës. Produkt i akademisë së Leçes, Daka do të kërkojë të lerë gjurmë në futbollin shqiptar.  

Skënderbeu-Vora 0-0 

SKËNDERBEU: Alia, Vangjeli, Dumfor, Vaskuez, Shaqe, Janaqi, Abubakari, Estrela, Nasr, Gjini, Tajo. Trajner: Ernest Gjoka 

REZERVAT: Dervishaj, Gift, Nasto, Zenullari, Emanuel, Baba Musa, R. Hasa, Ukiçi,  Franklin 

VORA: Ruçi, Tabaku, Shehi, Rrepaj, Vrapi, Dalipi, Kasalla, Bardhi, F. Hasa, Karica, Ruzgis. Trajner: Arian Bellai 

REZERVAT: Harizaj, Fazlagiç, Bajramaj, Uallas, Felipe, Folahan, Vinisius, Geci, Zuna, Daka. 

GJYQTARË: Erion Bylykbashi, Ronaldo Jahja, Ronaldo Zogu (Elbasan) 

PANORAMASPORT.AL