Skandal në ring, boksieri gjerman hedh me goditje të palejueshme serbin
Zemërim i madh ka shpërthyer mes tifozëve të boksit, pasi Oronzo Birardi nuk u skualifikua, pavarësisht se e nokautoi kundërshtarin e tij duke i dhënë disa goditje të palejueshme, në një moment kur rivali kishte njërin gju të mbështetur në dysheme.

Skena ndodhi gjatë një eventi ku përballja kryesore ishte ajo mes Agit Kabayel dhe Damian Knyba. Në fakt, gjithçka po shkonte mirë për Birardin në duelin e peshës “cruiser” ndaj serbit Milosav Saviç. Në raundin e katërt, Birardi e shtriu Saviçin në tapet me një të djathtë të fuqishme. Boksieri gjerman lëshoi më pas një tjetër goditje, pikërisht në momentin kur Saviç po përpiqej të ngrihej, duke vijuar edhe me dy goditje të tjera të rënda, plotësisht të palejueshme.
Arbitri nuk dha asnjë paralajmërim dhe Saviç nuk arriti të ngrihej pas numërimit, duke bërë që Birardi të shpallej fitues me një nokaut shumë polemik. Nuk dihet nëse Milosav do të kishte qenë në gjendje të vazhdonte ndeshjen po të mos kishte marrë goditjet e paligjshme, por ajo që është e sigurt është se Birardit nuk iu hoq asnjë pikë dhe as nuk u mor vendimi për diskualifikim. Reagimi i tifozëve në rrjetet sociale është pothuajse unanim, duke e cilësuar ngjarjen një “turp” dhe duke akuzuar boksierin gjerman për gjestin antisportiv dhe krejtësisht të paluejshëm në ring.
PANORAMASPORT.AL













