Postuar: Maj 23, 2026 | 22:35
Situatë e nderë te Vllaznia/ Edi Martini shmang mediat dhe largohet i acaruar nga stadiumi
Situatë e nderë te Vllaznia pas disfatës 1 me 2 ndaj Egnatias, që ka minimizuar ndjeshëm shanset për titullin kampion.

Në fund të sfidës, trajneri i skuadrës shkodrane, Edi Martini, ka shmangur mediat, duke mos dhënë asnjë prononcim, teksa është larguar i acaruar nga stadiumi. I vetmi që ka folur për mediat ishte zv.trajneri Ergi Borshi. Ngelët për t’u parë me mjaft interes si do të rrjedhin ngjarjet në kampin shkodran pas kësaj disfate.
PANORAMASPORT.AL













