Silvinjo nuk e kishte idenë kush ishte, radha e Albion Markut për të treguar veten

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2025 | 12:40

Silvinjo nuk e kishte idenë kush ishte, radha e Albion Markut për të treguar veten

Albion Marku ishte surpriza e kësaj merkato te Partizani. Të kuqtë firmosën me mbrojtësin duke shtuar kualitetin në kampionatin shqiptar. Në marsin e këtij viti, Marku po kalonte formë të shkëlqyer në Hungari. Pasi Silvinjo nuk ftoi Elseid Hysajn dhe me problemet në krahun e djathtë të mbrojtjes, u pyet pikërisht për Markun.

Screenshot 2025-09-04 123932

Trajneri brazilian tregoi në përgjigjen e tij se nuk e njeh si profil. “Kush është lojtari? Ku luan? Është një lojtar qendre… I djathtë? Është qendër i djathë apo anësor i djathtë? Duhet të respektojmë tranzicionin e lojtarëve. Pas Hysaj dhe Balliut kemi Hadrojin. Hadroj ka bërë një transferim në Ukrainë, kemi besim te ai.

Momentalisht na mungon një lojtar në anën tjetër, vjen Aliji, lojtar te i cili kemi besim, ka bërë dy europianë, mëngjarash, i mësuar të luajë. Por mungesa e Marios na vë në vështirësi, sepse në të majtë nuk kemi një tjetër që luan me të majtën. Duke marrë në konsideratë punën që kemi bërë, ai që vjen pas Hysaj dhe Balliut është Hadroj”, u shpreh Silvinjo asokohe.

Duke dëgjuar këtë deklaratë, me Hysajn që nuk konsiderohet më ftesë e sigurt dhe Hadrojn i cili nuk po merr minuta në Ukrainë, Markut i lind mundësia për të qenë në radarin e Silvinjos. Kujtojmë se është grumbulluar vetëm në një ndeshje me kuqezinjtë, kur luhej miqësore me Katarin, dhe pse nuk fitoi minuta.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL