Shqetësim për Silvinjon te Kombëtarja, sulmuesi humbet ndeshjen e Europës për shkak të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2026 | 20:11

Shqetësim për Silvinjon te Kombëtarja, sulmuesi humbet ndeshjen e Europës për shkak të…

Arbër Hoxha nuk është i gatshëm për Dinamon e Zagrebit sot, ndërsa është rezervuar ndeshja e kthimit me Genk në Ligën e Europës. Sulmuesi i Kombëtares ka pasur dhimbje shpine siç raportohet në Kroaci.

arber hoxha

Kështu Hoxha nuk është i gatshëm as në stol për transfertën belge. Kujtojmë se në takimin e parë u preferua titullar, për t’u zëvendësuar gjatë pjesës së dytë.

Dinamo e Zagrebit humbi 1 me 3 në Kroaci. Për këtë mundësitë që të kalojë në fazën 1/8 janë të pakta.

Një shqetësim jo i vogël ky për Hoxhën, duke marë parasysh se sfida e Kombëtares me Poloninë po afron. Trajneri Silvinjo me stafin e tij po punojnë për takimin gjysmëfinal, që është i vlefshëm për kualifikimin në Botëror.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL