“Shpresoj që Balaj t’i ketë ruajtur golat për “Final Four””, flet ndihmësi i Martinit: E dimë që jemi të mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2026 | 19:03

“Shpresoj që Balaj t’i ketë ruajtur golat për “Final Four””, flet ndihmësi i Martinit: E dimë që jemi të mirë

Ergi Borshi, zëvendëstrajneri i Vllaznisë, ka deklaruar pas fitores ndaj Flamurtarit se ekipi kishte plotësuar objektivin e parë të mbylljes së sezonit të rregullt si kryesues, ndërsa do të vazhdonte me synimin për titullin kampion.

bandicam 2026-05-10 18-47-56-358

“Normalisht është puna e gjithë vitit, ka nisur javën e parë kundër Egnatias, synimi ka qenë vendi  i parë. Besoj që kemi qenë të vazhdueshëm në punën tonë, të bindur që jemi të mirë, me këmbë në tokë, që jemi ekip për të rivalizuar çdo ekip të Superiores dhe i aftë për të synuar titullin. Them që ia dolëm, pjesën më të madhe dominuam e ishim të parët. Me këtë fitore u arrit objektivi që kishim pavarësisht që tani na presin 3 finale.

Presidenti Xhaferi pas çdo ndeshje është me ne, na përgëzoi, por thashë kjo nuk është asgjë, kemi shumë punë për të bërë duke filluar që të hënën.

Mendoj që jemi ekip që jemi aktivizuar thuajse të gjithë, nuk ka mbetur askush nga organika. Besimin që ia kemi dhënë të rinjve na e kanë shpërblyer. Na e shpërbleu sot Ara si titullar, është aktivizuar Kubazi e Tafili në shumë ndeshje, janë lojtarët më të spikatur të akademisë dhe e kanë përfaqësuar shumë mirë. I përgëzoj, janë djem që punojnë, stërviten e djersitin për fanellën.

Besimi është i fortë, bindja ka qenë që javën e parë që mund t’ia dalim. Nga nesër mendja është te Dinamo të shtunën.

Formacioni bazë është 3-5-2, pastaj brenda tij është fluid e mund të ndryshohet, varet te ndërtimi dhe kundërshtari. Por baza ka qenë që në javën e parë 3-5-2. Shpresoj që Balaj t’i ketë ruajtur golat për “Final Four”, tha Borshi për RTSH pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL