SHORTI I LIGËS SË KONFERENCËS/ Strakosha dhe Balliu mësojnë rivalët, përballje interesante deri në finale (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2026 | 22:16

SHORTI I LIGËS SË KONFERENCËS/ Strakosha dhe Balliu mësojnë rivalët, përballje interesante deri në finale (E PLOTË)

Pas shortit të Champions dhe Ligës së Europës, në Nion të Zvicrës ishte radha për Ligën e Konferencës. Ky short u rezervua prej orës 14:00 për kompeticionin e tretë më të rëndësishëm në Europë.

bandicam 2026-02-27 14-05-03-950

Sot u mësua kështu rrugëtimi deri në finalen e madhe të Lajpcig. Ndeshjet e para do të jenë ato të fazës 1/8. Takimet janë me sistemin e zakonshëm vajtje-ardhje, ku e para rezervohet më 12 mars dhe sfida e kthimit me 19 mars.

AEK-u i Athinës ku aktivizohet Thomas Strakosha do të përballet me Çeljen. Në anën tjetër është edhe Ivan Balliu, që me Rajo Vajekanon do tentojë eliminimin e Samsunspor.

SHORTI PËRFUNDIMTAR

Kristal Palas – AEK Larnaka

Sigma Olomuk – Mainz

Lek Poznan – Shakhtar Donetsk

Samsunspor – Rajo Vajekano

AZ Alkmar – Sparta Pragë

Çelje – AEK Athinë

Fiorentina – Rakov

Rijeka – Strasburg

bandicam 2026-02-27 14-15-48-626

PANORAMASPORT.AL