Postuar: Prill 9, 2025 | 11:59
Shlyen detyrimet me pagesat, FIFA i hap merkaton klubit të Superiores
Vllaznia tashmë është e lirë të bëjë afrime në merkaton e verës.

Mësohet se FIFA ia ka hapur merkaton shkodranëve duke qenë se këta të fundit kanë kryer pagesat e prapambetura. Kujtojmë që merkatoja e kuqebluve ishte e mbyllur që në janar.
Kujtojmë që Vllaznia ndodhet në vendin e 3-të në Superiore dhe ende nuk e ka siguruar “Final 4”. Këto javët e mbetura, do të kërkojë të japë maksimumin në kampionat për të shkuar në Kupat e Europës.
PANORAMASPORT.AL













