Shi milionash për Dinamon, zbuloni shifrën marramendëse që përfituan blutë nga UEFA për kalimin në play-off

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2025 | 0:51

Shi milionash për Dinamon, zbuloni shifrën marramendëse që përfituan blutë nga UEFA për kalimin në play-off

Kualifikimi i Dinamos në play-off , përveç arritjes sportive për klubin blu, shoqërohet edhe me përfitime të ndjeshme financiare nga të ardhurat që sigurohen nga UEFA në kompeticionet e saj. Dhe fitimet e Dinamos tashmë kanë kaluar 1 milionë euro në rastin më të keq të mundshëm.

dinamo

Falë kalimit në play-off, edhe nëse eliminohet, Dinamo do të ketë të siguruar minimalisht 1 milion e 275 mijë euro, falë pjesëmarrjes në tre ture të kompeticionit, meqë nuk luajti në turin e parë të Ligës së Konferencës dhe e nisi direkt në të dytin.

Një shifër jashtëzakonisht e lartë për blutë të cilët padyshim do të synojnë edhe më shumë duke tentuar kalimin në grupe. Por edhe nëse nuk ia dalin, një shifër e tillë padyshim do të ndihmojë klubin që të investojë për të siguruar lojtarë të tjerë cilësorë që të zëvendësojnë emrat që u larguan gjatë verës si Mandela e Zabërgja.

PANORAMASPORT.AL