Sfidë vendimtare ndaj Laçit, Gjoka me dilema për rreshtimin e Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2025 | 20:01

Sfidë vendimtare ndaj Laçit, Gjoka me dilema për rreshtimin e Skënderbeut

Trajneri Ernest Gjoka mund të bëjë zgjedhjet e duhura për ndeshjen e radhës të Skënderbeut ndaj Laçit, duke hedhur në fushë formacionin më të mirë të momentit.

SKENDERBEU

Me një grup të plotë në dispozicion, Gjoka duket se po bën llogaritë e veta nëse duhet të rrezikojë për të luajtur me tre sulmues dhe një fantazist si Juri, apo do të kërkojë një ekip më solid me tre lojtarë fizikë në mesin e fushës dhe tre sulmues të vendosur jo në një linjë por me rreshtimin 4- 3-2-1.

Gjithsesi, seanca e sotme pritet që të tregojë më shumë rreth zgjedhjes së kryepankinës korçare për ndeshjen e radhës kaq shumë të rëndësishme për ecurinë e sezonit.

PANORAMASPORT.AL