Rrotacion në tre repartet, ndryshon plani i Partizanit për Laçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2025 | 8:32

Rrotacion në tre repartet, ndryshon plani i Partizanit për Laçin

Partizani ka mbyllur dje përgatitjet për duelin e dytë radhazi kundër Laçit, këtë herë i vlefshëm për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.partizaniKjo është vetëm ndeshja e parë, por shërben për të bërë hapa të rëndësishme drejt kualifikimit. Trajneri Veselinoviç ka drejtuar dje gjatë drekës një stërvitje me karakter taktik, duke i treguar skuadrës me detaje se çfarë duhet të korrigjojë kundër Laçit në këtë betejë.

Trajneri e di mirë se duhen ndryshime dhe lojtarë më “elokuentë” me topin në këmbë dhe në drejtim të kësaj ai pritet të bëjë edhe ndryshime në formacion. Në portë pritet të startojë Qirko, i zgjedhur nga Veselinoviç edhe në Kupë, teksa në mbrojtje ka një dyshim mes Sembene dhe Domgjonit. Ky i fundit ka shfaqur ngarkesë fizike në stërvitje, por situata është në përmirësim dhe nëse do të ndihet mirë, do të luajë titullar.

Në të kundërt starton senegalezi. Ka ndryshim edhe në krahë, aty ku nga e djathta pritet të ulet në stol Janjeva dhe të luajë Bytyçi, teksa në të majtë starton Buxhelaj. Opsion për këtë rol është edhe Atanaskoski tashmë, por ai ka ardhur me një dëmtim në fytyrë dhe do të duhet të rikuperohet fillimisht. Edhe mesfusha ka ndryshime.

Mehmeti pritet të kthehet titullar, teksa me shumë mundësi Veselinoviç do t’i japë një shans sirianit Mohamad Mando, pjesë e ekipit B. 22-vjeçari është inkuadruar në ekipin e parë dhe ka dhënë sinjale të një lojtari shumë interesant. Në sulm pritet rikthimi i Zekës në vend të Podstrelov, teksa repartin e plotësojnë Bintsuka dhe Keko. Mungesa për këtë sfidë janë Kote dhe Eleke, të dëmtuar, si dhe Atanaskoski që ka zbritur në stërvitje vetëm dje.1PANORAMASPORT.AL