Rrogozhina si fortesë, ja skenarët e kualifikimit të Egnatias në turin e tretë të Ligës së Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 30, 2025 | 8:31

Rrogozhina si fortesë, ja skenarët e kualifikimit të Egnatias në turin e tretë të Ligës së Konferencës

Egnatia është rikthyer në Rrogozhinë për të shkruar një tjetër faqe në librin e historisë së klubit.egnatiaNë kuadër të ndeshjes së kthimit ndaj Dinamo Minsk, skuadra shqiptare kërkon të ruajë avantazhin 2-0 të ndeshjes së parë dhe të realizojë kualifikimin e parë ndonjëherë në turin e tretë të një kompeticioni europian. Ajo çka i jep shpresë ekipit të Tetovës, është pikërisht impianti i tyre “Arena Egnatia” dhe ndeshjet si pritëse, ku bilanci në Europë është më shumë se inkurajues.

BILANCI SI PRITËS – Që nga debutimi në kompeticionet e UEFA-s, Egnatia ka zhvilluar katër ndeshje si pritëse në stadiumin e vet. Bilanci është pozitiv: dy fitore, një barazim dhe një humbje. Në Ligën e Kampioneve kanë fituar në të dyja rastet: 2-1 ndaj Borac Banja Luka, që u pasua nga një tjetër fitore 1-0 ndaj islandezëve të Breidablik, pikërisht në këtë sezon. Fati i tyre i keq më pas që, edhe pse me fitore në shtëpi, në fund kanë dalë të mundur nga fusha e lojës. Rrogozhinasit numërojnë gjithashtu edhe një barazim dramatik 4-4 ndaj Ararat Jerevan në “Elbasan Arena”.

Ndërsa humbja e vetme mbetet ajo 0-2 përballë Vikingurit, një sfidë ku skuadra u ndëshkua nga mungesa e përvojës dhe që në fund i shkaktoi edhe eliminimin nga Europa, duke mos e bërë dot historinë, edhe pse kishin fituar në ndeshjen e parë në Islandë. Ky bilanc e konfirmon Rrogozhinën si një terren të vështirë për çdo kundërshtar, veçanërisht kur tribuna është e mbushur dhe atmosfera elektrizuese. Stadiumi ka funksionuar shpesh si lojtari i 12- të, duke i dhënë Egnatias një shtysë shtesë në momentet vendimtare.egnatiaSKENARËT E KUALIFIKIMIT – Për të kaluar më tej, Egnatia ka në dispozicion disa skenarë të favorshëm: një fitore me çdo rezultat i jep kualifikimin; një barazim gjithashtu mjafton për t’i dërgur në turin tjetër. Jo vetëm kaq, por edhe me një humbje mininale, rrogozhinasit do të avanconin më tej. Praktikisht, rruga është e shtruar përpara, veçanërisht nëse skuadra arrin të mbyllë pjesën e parë pa pësuar dhe të marrë kontrollin e lojës që herët. Për më tepër, Tetova dhe stafi kanë përgatitur një strategji të kujdesshme, duke punuar mbi aspektin psikologjik, organizimin defensiv dhe presionin e lartë në fillim të ndeshjes. Objektivi është i qartë: të përfitojnë nga çdo episod për të goditur dhe për ta mbajtur ndeshjen gjallë deri në fund.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL