Rreshtimi më i shtrenjtë i Superiores/ Vlera 3.55 milionë euro, dominojnë rrogozhinasit
Partizani dhe Egnatia ndeshen të hënën në një gjysmëfinale, që përcakton gjithë rrugëtimin e deritanishëm të skuadrave.

Janë dy skuadra që në gjirin e vetë në vitin e fundit kanë afruar lojtarët më të rëndësishëm të kampionatit dhe si të tilla nuk kemi përse të mos i bëjmë një krahasim dhe të ndërtojmë 11-shen me lojtarët më të shtrenjtë të të dyja skuadrave.
Partizani ka humbur terren dukshëm krahasuar me rivalin në gjysmëfinale për shkak të katër largimeve “të rënda” që kishte në janar. Ka një balotazh në portë, teksa rrogozhinasit dominojnë mbrojtjen dhe mesfushën.
I vetmi “Dem” në këto dy reparte është Marçelino Preka. Sulmi më pas udhëhiqet nga të kuqtë, që përfaqësohen me Bintsukën dhe Podstrelov, teksa pas tyre në këtë formacion imagjinar është Lushkja. Lojtarët më të shtrenjtë të këtij formacioni janë Ujka dhe Fernando me nga 450 mijë euro.
Te Partizani më të shtrenjtët janë Preka dhe Podstrelov, nga 400 mijë euro. I gjithë formacioni kushton 3.55 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL













