Rreshtim me të rinj dhe rezerva, shansi i fundit i Partizanit për të bindur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2025 | 9:01

Rreshtim me të rinj dhe rezerva, shansi i fundit i Partizanit për të bindur

Partizani ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e fundit të këtij sezoni, atë kundër Dinamos sot në “Elbasan Arena” në 19:00, që do të përcaktojë vendin e 3-të dhe 4-t të “Final 4” dhe të gjithë Superiores së këtij sezoni.PARTIZANIPraktikisht, kjo ndeshje nuk ka asnjë vlerë për përcaktimin e fateve të të dyja skuadrave, pasi Partizani dhe Dinamo kanë dalë nga gara për titullin dhe nga ana tjetër janë kualifikuar në Ligën e Konferencës, ku do ta nisin në turin e parë. Nisur nga rëndësia e ulët e kësaj sfide, pritet që Partizani të aktivizojë një pjesë të madhe të të rinjve dhe lojtarëve që nuk kanë luajtur rregullisht me Gegën në këto javë. Kështu, me shumë mundësi do t’u jepet mundësia emrave si Himallari, Malaj, Vujnoviç, Osmanllari, Janjeva, Mingondo e të tjerë, që deri më tani kanë qenë në hije.

SHANSI I FUNDIT – Sa u përket lojtarëve të pankinës, aktivizimi në këtë ndeshje mund të konsiderohet edhe si një mundësi e fundit për të treguar veten. Kjo javë në klubin e kuq ka qenë një lëvizje dhe zhurmë, por pas saj pritet të nisë një seri ndryshimesh sa i përket organikës. Një numër jo i vogël lojtarësh po bëjnë gati valixhet, për të liruar vend dhe financa për afrime të tjera, që pretendohet se do të ringjisin Partizanin në rrethin e vogël të më të fortëve të futbollit shqiptar.

Nisur nga kontratat e shumta afatgjata, ekipi nuk mund të ndryshojë i gjithi dhe bazën pritet ta ketë nga skuadra e sivjetshme. Emra si Qirko, Preka, Sembene, Buxhelaj, Kote, Bytyçi, Keko a ndonjë tjetër me siguri do të përbëjnë “bërthamën” e ekipit, ndërsa pjesa tjetër janë të gjithë në dyshim dhe duhet të vendosin me klubin për të ardhmen.FDGPANORAMASPORT.AL