Roshi dhe Bregu dy emrat “big” të merkatos së Flamurtarit, ja situata në kampin vlonjat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2025 | 22:36

Roshi dhe Bregu dy emrat “big” të merkatos së Flamurtarit, ja situata në kampin vlonjat

Administratori Sinan Idrizi ka deklaruar në disa raste për “Panorama Sport” se nuk do të kursehet për ndërtimin e një Flamurtari dinjitoz në Superiore. Merkatoja e verës pritet të jetë “e nxehtë” dhe “bombastike” në Vlorë. Prej ditësh kanë nisur të qarkullojnë mera të ndryshëm, si përforcime të mundshme të kuqezinjve.

odise-roshi-dejvi-bregu

Nisur nga zërat e para të merkatos, flitet edhe për kthime ish-ësh te Flamurtari. Emri që grish më së shumti është ai i ish-mesfushorit të Kombëtares, Odise Roshi, i cili kërkohet të kthehet pas 14 vitesh në Vlorë. Gjithashtu, flitet edhe për rikthimin e Dejvi Bregut, i cili u synua edhe në verën e shkuar, para se të firmoste për Dinamon. Për këto dy emra para disa ditësh ka folur për “Panorama Sport” drejtoi në detyrë i Flamurtarit, Alfred Ferko, i cili mes të tjerash deklaroi:

“Jam i bindur se për të gjithë ata që janë lojtarë të mirë, ka vend gjithmonë në ekip. Por këto duhen biseduar. Ai që vendos mbi të gjitha është trajneri, por si Roshi, edhe Bregu, të dy kanë shfaqur dëshirën që të jenë pjesë e Flamurtarit edhe në daljet e tyre publike.

Kush nuk do të kishte dëshirë të ishte pjesë e Flamurtarit në këtë moment, që është rikthyer në Superiore. Çdokush do ta kishte për nder që të vishte fanellën e Flamurtarit”.

PANORAMASPORT.AL