Rivalët e Partizanit përforcohen në sulm, por tregojnë se nuk janë për kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2025 | 20:30

Rivalët e Partizanit përforcohen në sulm, por tregojnë se nuk janë për kampion

Kalju luajti më 21 qershor kundër Levadias. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 18-të dhe u fitua nga Levadia(3-1). Rivalët e Partizanit në Europë kanë treguar se do e kenë të vështirë të fitojnë trofeun, kur është mbyllur gjysma e kampionatit. Levadia favorite fitoi pa vështirësi, duke dominuar takimin.

Screenshot 2025-06-23 203000

PËRFORCIME- Kalju ka shtuar forcat në sulm. Klubi estonez ka njoftuar dje transferimin e Matias Manilan. 23-vjeçari rikthehet në vendin e tij, pasi fitoi titullin kampion me Linkoln Red Imps në Gjibraltar. Estonezi Manilan ka shënuar më parë 43 gola, si dhe ka asistuar 14 të tjerë në 139 ndeshje të elitës në vendin e tij.

DY LARGIME- Te Kalju nuk do të ketë vetëm afrime në merkaton e verës. Presidenti i klubit estonez, Kuno Tehva, ka zbuluar në Estoni se dy sulmues të huaj janë larguar nga ekipi. Bëhet fjalë për transferime të dështuara, që iu bashkuan ekipit në shkurt dhe lidhën kontrata afatgjata. Kevin d’Almeida dhe Mustafa Den nuk vazhdojnë të jenë pjesë e skuadrës. Dhe pse pritshmëritë ishin të mëdha, nuk arritën të lënë asnjë gjurmë. Kevin d’Almeida madje nuk luajti asnjë ndeshje me Kaljun. Den, në anën tjetër, u aktivizua vetëm në një ndeshje në fillimin e eksperiencës te Kalju.

PANORAMASPORT.AL