Rikthimet te Dinamo/ Dajës i buzëqesh fati para Flamurtarit, shtohen opsionet
Dinamo do të zhvillojë ditën e sotme stërvitjen e fundit në prag të ndeshjes ndaj Flamurtarit në kampionat, aty ku Ilir Daja i ka pasur të gjithë futbollistët në dispozicion për këtë takim.

Në gjendje të mirë fizike, tashmë duket edhe Saliu Guindo, i cili po provohet nga Daja nëse mund të marrë në dorë “çelësat” e sulmit dhe ndaj Flamurtarit, nëse jo titullar, ai do të ketë minutat e tij për të treguar se “nëndetësja” nuk i ka humbur golashënuesit.
Një tjetër opsion që i shtohet Dajës, është mbrojtësi Ysni Ismaili i cili në javët e fundit nuk ka qenë në gjendjen e tij më të mirë fizike dhe herë pas here është stërvitur individualisht, teksa ndaj Flamurtarit do të jetë me skuadrën dhe me shumë gjasa, në stol pasi Daja nuk preferon që të bëjë shumë eksperimente me formacionin e tij, sidomos kur vjen pas fitores. Ndeshja mes Dinamos dhe Flamurtarit, do të luhet ditën e nesërme në orën 15:30, në stadiumin “Selman Stërmasi”, e vlefshme për javën e gjashtë.
PANORAMASPORT.AL













