Rikthim i bujshëm për tifozët, Zoran Zekiç gati të ulet sërish në stol
Zoran Zekiç është pranë rikthimit te Sarajevo. Nga Bosnja raportohet lajmi që konsiderohet i bujshëm. Kjo pasi tifozët e Sarajevos ruajnë konsideratë për trajnerin kroat.

Zekiç është edhe në radarin e Partizanit gjatë kësaj kohe, por duket se po bindet nga boshnjakët. 52-vjeçari ka lënë të Sarajevo kujtimin e fitimit të kupës në edicionin e kaluar, për këtë edhe vlerësimi mbetet i lartë.
Dhe pse përplasjet me drejtuesit nuk munguan, Zekiç duket se është gati për rikthimin pas një edicioni. Te Partizani ndërkohë kujtohet për periudhën pas fitimit të titullit të fundit kampion.
Të kuqtë shkuan deri në “play off” të Ligës së Konferencës, për t’u eliminuar më pas nga Astana. Në elitën e futbollit shqiptar drejtoi vetëm gjashtë ndeshje ku fitoi tri, barazoi dy dhe humbi një. Më pas ishte Osijek që pagoi 100 mijë euro për ta transferuar nga Partizani.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













