Postuar: Janar 18, 2025 | 8:24
Rikthehet Superiorja, sfida interesante në stadiumin “Arena Kombëtare” dhe Laç
Superiorja do të rikthehet sot për javën e 21-të të saj. Janë dy sfida të programuara, që do të shohin Laçin, Bylisin, Tiranën dhe Egnatian në fushë.

Fillimisht në orën 13:30 është Laçi që pret skuadrën e Bylisit. Pritet një ndeshje e fortë ku përballen dy rivalë për mbijetesë. Një pikë më tepër kanë ballshiotët se Laçi i vendit të tetë.
Në anën tjetër, Tirana-Egnatia është sfida që do të zhvillohet në “Arena Kombëtare”. Bardheblutë duan t’i largohen vendit të parafundit, ndërsa kampionët e Egnatia kërkojnë të ngjiten në vendin e parë.
E shtunë, 18 janar
Laçi – Bylis, ora 13:30 (Stadiumi i Laçit)
Tirana – Egnatia, ora 16:30 (Stadiumi “Arena Kombëtare”)
PANORAMASPORT.AL













