Postuar: Shkurt 27, 2025 | 11:28
Revoltë në rrjetet sociale, tifozët e Skënderbeut nuk përtypin humbjen me Dinamon
Pas eliminimit të Skënderbeut nga Kupa e Shqipërisë, edhe pse ndeshja e parë me Dinamon ishte fituar 0-2, ka pasur një revoltë të tifozëve korçarë ndaj ekipit te tyre.

Reagimet në rrjetet sociale ishin të shumta dhe në qendër të kritikave kishin zgjedhjen e klubit për të aktivizuar lojtarët e rinj, si dhe qasjen e ekipit në fushë.
Tifozët korçarë nuk e kanë përtypur dot atë që ndodhi dje në stadiumin e tyre.
PANORAMASPORT.AL













