Respekti i ruajtur ndër vite, Albion Marku bën një zgjedhje zemre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2025 | 23:36

Respekti i ruajtur ndër vite, Albion Marku bën një zgjedhje zemre

Albion Marku është goditja e bujshme e kësaj merkato. Rikthimi i tij në Superiore padyshim që shton cilësinë. Ofertat nuk kanë munguar për mbrojtësin e djathtë, që në fund bëri një zgjedhje zemre. Që pas largimit nga Giori i Hungarisë, për Markun u raportua interes nga Rusia.

Albion Marku

Gjatë tre muajve të kaluar, mbrojtësi ka qenë duke pritur oferta nga jashtë. Dhe pse nuk munguan, e duhura nuk erdhi dhe akordi me asnjë klub nuk u arrit. Klubet e Superiores u kthyen në vëmendje. Marku u bind nga Partizani, për të cilin ruan një respekt nga sezoni 2021/22. Mbrotjësi spikaste dhe pse ishte vetëm i huazuar nga Lokomotiva e Zagrebit.

Prej asokohe ruajti respektin për të kuqtë, madje duke u bashkuar me fanellën dhe tifozët. Këtë e tregoi edhe një edicion më vonë, kur Dinamo që i kishte blerë kartonin nga kroatët e huazoi te Teuta. Albion Marku gjeti gollin kundër Partizanit në janarin e vitit 2023. Marku nuk e festoi, por u drejtua nga tifozët e kuq në “Arena e Demave” duke treguar respekt.

PANORAMASPORT.AL