Postuar: Korrik 14, 2025 | 11:46
Rekord i ri nga Çelsi në futboll, pas fitimit të Botërorit për klube bëhet skuadra e parë që…
Çelsi fitoi dje Botërorin e Klubeve pasi mposhti PSG-në me rezultatin 3-0. Të tre golat u shënuan në pjesën e parë duke vulosur fatin e finales.

Dhe klubi londinez tashmë është rekordmen. Kjo pasi vetëm Çelsi i ka fituar të gjithë trofetë madhorë që janë në dispozicion.
Bëhet fjalë këtu për Premier Ligë, Kupën FA, Kupën EFL, Champions, Ligën e Europës, Ligën e Konferencës dhe Botërorin për Klube.
Arritje e madhe për skuadrën e Mareskës, që e mbyll sezonin me dy trofe të fituar. Dhe për më tepër, ndërkombëtarë.
PANORAMASPORT.AL













