Redon Xhixha vendoset menjëherë nën urdhërat e Nuhijut, por sulmuesi i Tiranës nuk do të debutojë kundër Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2026 | 8:43

Redon Xhixha vendoset menjëherë nën urdhërat e Nuhijut, por sulmuesi i Tiranës nuk do të debutojë kundër Skënderbeut

Redon Xhixha ka dalë menjëherë në stërvitje me Tiranën, duke u prezantuar zyrtarisht me stafin teknik dhe shokët e skuadrës. Futbollisti është përfshirë menjëherë në programin stërvitor nën drejtimin e trajnerit Ardijan Nuhiju, i cili e ka mirëpritur dhe ka nisur ta integrojë gradualisht në grup.xhixhaMegjithatë, Xhixha nuk do të mund të luajë në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Skënderbeut, pasi ende nuk ka marrë lejekalimin zyrtar. Lojtari ka prishur kontratën me klubin e tij të fundit, CR Belouizdad, dhe tani po pret dokumentin që e lejon të aktivizohet me Tiranën. Nga ana tjetër, sa i përket formës fizike, futbollisti duket i motivuar dhe pritet të arrijë nivelin e duhur shumë shpejt. Prezenca e tij pritet të shtojë konkurrencë në sulm dhe të japë më shumë opsione për trajnerin Nuhiju në sezonin e ri, duke forcuar ambiciet e Tiranës për titull dhe kualifikime europiane.

TRIADA – Skuadra e Tiranës po i afrohet pjesës së dytë të sezonit me një arsenal sulmues që mund ta bëjë skuadrën më të frikshme të Superiores. Tre futbollistët Tabeku, Ernest dhe Xhixha pritet të formojnë treshen kryesore që do të vendosë ritmin e lojës ofensive të bardhebluve. Me Tabekun në krahun e djathtë, skuadra fiton shpejtësi dhe vertikalitet, duke hapur hapësira për aksione të shpejta. Ernest sjell energji, lëvizje të vazhdueshme dhe presion konstant ndaj mbrojtjes kundërshtare, ndërsa Xhixha mbetet pika kyçe në finalizim, duke përfaqësuar sulmuesin më të rrezikshëm për çdo mbrojtje në kampionat. Kjo treshe ka potencialin të jetë më efikase në Superiore, jo vetëm për golat, por edhe për mënyrën se si ndikon në lëvizjet taktike të kundërshtarëve dhe hap hapësira për mesfushën e bardhebluve. Nëse harmonia dhe formë e lojtarëve ruhet gjatë sezonit, kjo kombinacion mund t’i japë Tiranës një avantazh të madh në garën për mbijetesë.

PANORAMASPORT.AL