Ralf Shumaker “djeg shaminë e beqarit”, njofton martesën me një… burrë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2026 | 0:02

Ralf Shumaker “djeg shaminë e beqarit”, njofton martesën me një… burrë

Ish-piloti i Formula 1, Ralf Schumacher, dhe partneri i tij Etienne BousquetCassagne do të martohen në ditët në vijim në një lokacion luksoz në Côte d’Azur, ndërsa ceremonia e tyre do të jetë pjesë e një dokumentari televiziv me tre episode të prodhuar nga “Sky Germany”, ku gjermani vazhdon të jetë komentator i garave të F1.

6666

Në korrik të vitit 2024, vëllai më i vogël i Michael Schumacher deklaroi publikisht homoseksualitetin e tij. Djali i tij, piloti David Schumacher, i lindur nga martesa me ish-modelen Cora-Caroline Brinkmann, me të cilën Ralf u martua në vitin 2001 dhe u divorcua në 2015, e mbështeti hapur vendimin e të atit për të bërë publike orientimin seksual në moshën 49-vjeçare.

Ralf-Schumacher-Etienne-Bousquet-Cassagne-1-021026-e3131563764c4c3baaa4bcdc2c1981f0

Dokumentari me titull “Ralf dhe Étienne: Po themi ‘Po’” transmetohet që nga 21 maji në “Sky Germany”. Kamerat kanë ndjekur nga afër çiftin dhe familjet e tyre gjatë përgatitjeve të dasmës, duke sjellë momente intime dhe emocionale para ceremonisë së shumëpritur.

Vendndodhja e saktë e martesës ende nuk është bërë publike, por dihet se ceremonia do të zhvillohet në një zonë të Rivierës Franceze, ndërsa producentët po mbajnë sekret detajet.

PANORAMASPORT.AL