Postuar: Maj 10, 2025 | 0:05
Pushimi në arenën Europiane/ 325 mijë euro humbje për Tiranën
Tirana këtë verë do të jetë pushim. Deri në 23 gusht 2025, bardheblutë do të jenë në përgatitjet për sezonin e ri, teksa në verë nuk do të marrin pjesë në Europë.

Për Tiranën kjo është mungesë e rëndësishme, pasi jo vetëm që nuk fiton para nga kompeticionet europiane, por nga ana tjetër nuk rrit as koeficientin në UEFA. Me këtë mosparaqitje në Europë, bardheblutë humbasin të paktën 325 mijë euro.
Në fakt, Tirana do të jetë pushim pas dy sezonesh, ndonëse në dy të fundit ka bërë mirë në Europë. Për të gjetur një sezon pa Europë, duhet të kthehemi në 2021- 2022. Tirana e atij kampionati e humbi vendin europian në ndeshjen e fundit ndaj Laçit.
PANORAMASPORT.AL













