PSG në hall, sfida me Realin i gjen të mbushur me probleme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2025 | 20:24

PSG në hall, sfida me Realin i gjen të mbushur me probleme

PSG do të përballet me Realin në gjysmëfinalen e Botërorit për klube. Ndeshja është e programuar më 9 korrik, prej orës 21:00.

Screenshot 2025-07-06 202412

Situata nuk shfaqet aspak e mirë për skuadrën e Luis Enrikes. Nga sfida me Bajernin u larguan Pacho dhe Hernandez me karton të kuq.

Sot ekipi u rikthye në stërvitje dhe i mungonin lojtarë të tjerë. Kështu Hakimi dhe Fabian Ruiz qëndruan në palestër, bashkë me ta edhe Kimpembe.

Pjesa tjetër u stërvit në kushtet atmosferike jo të favorshme, pasi temperaturat ishin mjaft të larta. Stoli ndaj Bajernit pati një seancë normale stërvitore, ndryshe nga pjesa tjetër.

PANORAMASPORT.AL