PSG fiton titullin e 5-të radhazi, Dembele: Të festojmë, por duhet të përqëndrohemi tek finalja e Championsit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2026 | 12:21

PSG fiton titullin e 5-të radhazi, Dembele: Të festojmë, por duhet të përqëndrohemi tek finalja e Championsit

Ousmane Dembele feston një tjetër titull me PSG-në. Sulmuesi francez, pas fitores 2-0 kundër Lens që i lejoi parisienëve të siguronin titullin e tyre të pestë radhazi, theksoi mentalitetin e ekipit dhe nevojën për të qëndruar të përqendruar pavarësisht se tashmë e kishin titullin në xhep.

dembele

“Po, donim të fitonim këtu. Mbi të gjitha, duhet të përgatitemi për finalen e 30 majit. Ishte e rëndësishme të luanim një ndeshje serioze. Kemi ende një ndeshje tjetër të dielën dhe pastaj do të festojmë sepse jemi kampionë. Do ta shijojmë momentin, po pa e tepruar, sepse pas pak ditësh do të luajmë përsëri. Pak festë, po, por duke qëndruar të përqendruar”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL