Protagonist absolut te Vora, Kasalla: Nuk mund të them që jam i kompletuar që në vitin e parë në Superiore
Irgi Kasalla është bërë protagonist si zakonisht me Vorën, duke shënuar në portën e Teutës golin e tij të pestë sezonal.

“Unë e kam thënë edhe herë të tjera që pozicioni im ideal është si 10. Por mundohem dhe jam mësuar të përshtatem në shumë pozicione dhe nuk e kam problem.
Ne kemi sulmues me tipologji të ndryshme e cilësi të ndryshme. Sipas sulmuesit që fusim në lojë, trajneri mundohet të përgatitë lojën me cilësitë e tij. Për shembull kur e nis me Ruzgis, mundohemi të çojmë topin në dyluftim që të na ulë topin ne. Ndërsa me Ajo, ia çojmë topin pas shpine se është i mirë në dyluftime.
Unë ndihem mirë me të gjithë, kam bërë ndeshje të mira me të dy.
Për eksperienca të reja, normale jam lojtar që është më vitin e parë në Superiore, nuk mund të them që jam i kompletuar se ka gjithmonë më shumë për të bërë. Por çdo gjë është në bazë të performancave”, tha Kasalla për RTSH në mbyllje të ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL













