Postuar: Tetor 31, 2025 | 11:44
Pritet zyrtarizimi, ndryshim trajnerësh te Tirana. Bardheblutë anulojnë edhe stërvitjen
Roberto Bordin nuk do të jetë më trajner i Tiranës.
Është arritur akordi mes palëve që italiani të mos vazhdojë në krye të bardhebluve.
“Panorama Sport” mëson se është anuluar stërvitja e paradites dhe do të zhvillohet pasdite sepse pas largimit të Bordinit do të vijë trajneri i ri, Ardian Nuhiu.
Ai do të vihet menjëherë në punë me Tiranën, ku do të drejtojë seancën e pasdites. Pasi përfundoi bashkëpunimin me Gjilanin ku qëndroi për 1 vit e gjysmë, tashmë 46-vjeçari do të drejtojë kryeqytetasit.
PANORAMASPORT.AL













