Postuar: Korrik 11, 2025 | 20:42
Presidenti Perez pas turpërimit nga PSG: Shpirti i Realit nuk shuhet
Edhe presidenti i Realit të Madridit, Florentino Pérez, nuk e ka kapërdirë si duhet humbjen 0-4 kundër Paris SG-së. Megjithatë, ai nuk e ka humbur për asnjë moment sportivitetin dhe të qenit i drejtë për sa ndodhi në fushë.

Numri një i klubit të bardhë ka përgëzuar Parisin për suksesin, ndërsa i dedikoi një frazë Edu Aguirres për “El Chiringuito” pas humbjes së ekipit të tij kundër PSG-së së Luis Enrikes në gjysmëfinalet e Kupës së Botës për Klube.
“Shpirti i Realit nuk shuhet kurrë”, i tha presidenti i Realit të Madridit kontribuesit të programit të prezantuar nga Josep Pedrerol. “Ishte një humbje e thellë, por Reali i Madridit do të kthehet si gjithnjë”.
PANORAMASPORT.AL













