Pjesmarrja e Shqipërisë në Europian, Bogdani zbulon momentet më emocionuese

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2024 | 23:32

Pjesmarrja e Shqipërisë në Europian, Bogdani zbulon momentet më emocionuese

Ish-sulmuesi i Kombëtares, Erjon Bogdani, tregoi në emisionin “Kampionët” , emocionet e ndeshjeve të Shqipërisë në Europian. Sipas tij, ekipi duhet të luajë më shumë në kompeticione të tilla, për shkak të asaj që dhuron te tifozët.

bognadi-1024x578

Bogu zbuloi se për të momenti më emocionues ishte goli i parë i Bajramit ndaj Italisë, duke thënë se erdhi pas himnit.

“Ndeshjen e parë me Italinë, isha në stadium. Një ndeshje ku ekipi jonë nuk luajti siç kishte mundësinë, apo si eliminatoret. Me Kroacinë dhe Spanjën, skuadra luajti shumë mirë. Një atmosferë e shkëlqyer nga tifozët, lojtarët ishin shumë mirë. Shpresoj që ne si Kombëtare të marrim më shumë pjesë në këto kompeticione sepse na bëjnë sikur kemi krahë të fluturojmë dhe t’i ndjekim nga afër.

Momenti më emocionues? Goli i Bajramit padyshim kund Italisë. Ishte himni në fillim. Një gol, me shumë emocione.”, deklaroi Bogdani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"